Projekti madhor i radhës, rivitalizimi i qendrës historike të Vlorës

808

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Përveç detit dhe bukurive natyrore që tërheq një numër të madh turistësh në Vlorë, qyteti po përgatitet për atraksione të reja të turizmit kulturor dhe historik. Kështu, projektet e financiara nga Qeveria shqiptare do të vijojnë plotësimin e mozaikut të infrastrukturës moderne me rikaulifikin urban të qendrës historike.

“Asnjë qyteti europian nuk i mungon qendra historike dhe tani është radha e këtij investimi shumë të të rëndësishëm për qytetin e Vlorës të kapë ritme të shpejta”, – u shpreh drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci gjatë prezantimit të projekteve të qeverisë shqiptare për qarkun e Vlorës.

Projekti për rikualifikimin urban të qendrës historike të Vlorës ruan gjurmën e fundit të Mesjetës kur filloi të ndërtohej kjo qendër, por që me kalimin e kohës shumë ndërtesa janë degraduar dhe janë lënë pas dore. Një pjesë e mirë e tyre kanë rëndësi historike e vlera kulturore, pasi janë banesa të patriotëve të shquar shqiptarë. Kjo qendër me rrugë të ngushta e ndërtime karakteristike 2-3 katëshe, ka rëndësi historike”, – u shpreh Beci.

Projekti për rikualifikimin urban është finalizuar falë investimit të qeverisë shqiptare dhe pas konsultimit me ministritë përkatëse, atë të Kulturës, Institutin e Monumenteve dhe partnerët financiarë, pjesë të projektit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.