Belgjika dërgon në shtëpi Tunizinë duke i shënuar 5 gola

468

TIRANË, 23 qershor/ATSH-A. Fortuzi/ – Ndeshja e vlefshme për grupin G, ka rezultuar mjaft e lehtë për ekipin e Belgjikës, të cilët kanë hapur serinë e golave që në minutën e 6-të të takimit, ku Hazard fiton dhe ekzekuton me saktësi një 11 metërsh. Nuk vonoi shumë dhe në minutën e 16-të Belgjika dyfishon rezultatin me anë të Romero Lukaku-t.

Me idenë se përballë kishin një Tunizi të dorëzuar dhe të demoralizuar për shkak të golave të shënuar në pak minuta, rezultoi një mendim i gabuar pasi ekipi i Tunizisë befasoi duke shënuar pas 2 minutash.

Edhe pse të karikuarr për të ndryshuar sërish rezultatin, Tunizia ndëshkohet sërish në minutat shtesë nga golashënuesi me i mirë i Belgjikës, Lukaku. Pjesa e parë mes Belgjikës dhe tunizisë u mbyll në shifrat 3-1.

Sa i takon pjesës së dytë, loja nuk pati histori. Epërsia e belgëve u shfaq si në lojë ashtu edhe në gola. Kështu, “djajtë e europës” shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht ishte Hazard, që  falë një pasi të Toby Alderweireld u vendos në pozicion të volitshëm për të dërguar topin në rrjetë në minutën e 51’, teksa në minutën e 91’, golin e pestë për europianët e shënoi  Batshuai, ky u asistua nga Tielemans.

Goli i dytë për Tunizianët erdhi vetëm në minutën e 93’, kur gjitshhka ishte mbyllur. Autor i golit ishte Hamdi Nagguez me asist të Wahbi Khazri.

Belgët me këtë fitore kualifikohen për në fazën tjetër, teksa Tunizia është e eliminuar nga ky kompeticion. Në grupin e Belgjikës është edhe Anglia që pritet të përballet me Panaman.

Klasifikimi i grupit G

Belgjika 6 Pikë

Anglia 3 Pikë

Panama 0 Pikë

Tunizia 0 Pikë

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.