Argjentina, ose të gjithë kundër të gjithëve

211

ROMË, 23 qershor /ATSH-ANSA/ – Të gjithë kundër të gjithëve në Argjentinë pas humbjes kundër Kroacisë, që mund të sjellë eliminimin e bardhekaltërve, nënkampionë bote katër vite me parë.

Të gjithë kundër të gjithëve edhe pse Nigeria mundi Islandën 2-0, duke i dhënë Messit & Co një shans për të kaluar te 1/16-at, diçka që nuk pritej deri përpara përfundimit të kësaj ndeshjeje.

Por, edhe kështu, Argjentina mund të thyejë rekordin e spanjollëve që larguan trajnerin Julen Lopetegui tri ditë para fillimit të botërorit.

Ka zëra për largimin e trajnerit Jorge Sampaoli vetëm tri ditë nga ndeshja vendimtare kundër Nigerisë, mjafton të fitojnë edhe pse asgjë nuk do të jetë si më parë.

”Revolucioni duket se është gati në stolin bardhekaltër”, shkruajnë gazetat argjentinase.

”Në të mund të ulet Jorge Burruchaga, menaxheri aktual i ekipit apo Sebastian Beccacece, edhe ai pjesë e stafit”, theksojnë ato.

Këtë e kanë kërkuar vetë lojtarët, të shqetësuar nga anarkia që shihet në dhomat e zhveshjes.

Sampaoli i ka shqetësuar të gjithë dhe provë e kësaj ishte futja në formacion e Enzo Perez, i cili deri pak ditë më parë ishte me pushime dhe u thirr pas dëmtimit të Lanzini.

Në 13 ndeshjet e fundit, Sampaoli ka patur 13 formacione të ndryshme./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.