Ujësjellësi i ri në Himarë, investim i qeverisë shqiptare dhe Kfw-së gjermane

TIRANË, 22 qershor /ATSH/ – Himara një prej zonave më të rëndësishme turiste në Jug të vendit, është përfituese e një prej projekteve më të mëdha që shkon mbi 42 milionë euro e që do të rregullojë një pjesë të mirë të sistemit të ujësjellës-kanalizimeve në qytet.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri u shpreh sot gjatë bashkëbisedimit me banorë të Himarës se, investimi që do të realizojë qeveria me Kfw gjermane, synon të zgjidhë furnizimin normalisht me ujë të pijshëm të gjithë zonës.

Sipas tij, ujësjellësi i Himarës sot ka një veçori, pasi me reformën territoriale, Himara është bashkuar me Lukovën duke sjellë një funksionim të ri të këtij sistemi.

Gjithësesi garantoi ministri, ashtu siç kemi zgjidhur përfundimisht furnizimin normalisht me energji elektrike të Himarës, do të zgjidhim edhe furnizimin me ujë të pijshëm.

“Himara është ndër zonat që ka thithur investimet më të mëdha, në raport me numrin e banorëve”, – tha Gjiknuri. /e.xh//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.