TURQI – Arrestohen 14 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik

ANKARA, 22 qershor /ATSH-AA/ – Policia turke arrestoi sot 14 anëtarë të dyshuar të grupit të Shtetit Islamik për përgatitjen e një sulmi për të penguar zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen të dielën në Turqi.

”Katërmbëdhjetë persona, të gjithë me kombësi të huaj, u arrestuan gjatë një sërë sulmesh policore në vendbanimet e tyre në kryeqytetin turk”, theksoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency.

Agjencia nuk dha detaje për natyrën e sulmeve që kishin planifikuar në lidhje me zgjedhjet e së dielës./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.