Soft News- Një breshkë 45 kg del në bregun e Shëngjinit

Soft News- Një breshkë 45 kg del në bregun e Shëngjinit

Soft News- Një breshkë 45 kg del në bregun e Shëngjinithttps://ata.gov.al/2018/06/22/soft-news-nje-breshke-45-kg-del-ne-bregun-e-shengjinit/Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjergj Prendi, tha për ATSH-në se "rreth orës 21:30 më njoftuan nga salla operative e Drejtorisë së Policisë së Lezhës që në zonën Kune Vain, në plazhin e Shëngjinit në Lezhë u gjend në breg një breshkë e madhe". Në brigjet shqiptare janë të shumta rastet kur breshka me përmasa të tilla kanë dalë në brigjet tona.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 22 Qershor 2018

TIRANË, 22 qershor/ATSH/.- Një breshkë rreth 45 kg, doli mbrëmjen e djeshme në bregun e plazhit të Shëngjinit, në Lezhë.

Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjergj Prendi, tha për ATSH-në se “rreth orës 21:30 më njoftuan nga salla operative e Drejtorisë së Policisë së Lezhës që në zonën Kune Vain, në plazhin e Shëngjinit në Lezhë u gjend në breg një breshkë e madhe”.

Sipas të dhënave, vijon ai, breshka e dalë në bregun e plazhit të Shëngjinit ishte akoma e gjallë dhe e matrikulluar, pra ka qenë objekt studimi i shoqatave të faunës dhe biodiversitetit.

Prendi bën të ditur se breshka është transportuar prej aty në një vaskë me ujë.

“Pasi janë bërë matjet, verifikimi dhe fotografimi i saj, breshka sot është kthyer në ujë”, – tha prefekti Gjergj Prendi.

Janë të shumta rastet kur breshka me përmasa të tilla kanë dalë në brigjet tona./k.s/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.