SHBA – Trump kërcënon me vendosjen e taksave mbi automjetet e importuara nga BE-ja

UASHINGTON, 22 qershor /ATSH-AFP/ – Donald Trump kërcënoi sot se do të vendosë një taksë doganore prej 20% mbi veturat e importuara në SHBA nga Bashkimi Europian, pas hyrjes në fuqi të të drejtave doganore shtesë në Europë për dhjetëra produkte amerikane.

“Nëse taksat doganore të vendosura prej shumë kohësh ndaj SHBA-së, sipërmarrjeve të saj dhe punonjësve të saj nga Bashkimi Europian (…) nuk do të hiqen menjëherë, ne do të vendosim taksa prej 20% mbi të gjitha automjetet që vijnë në SHBA”, shkruan në “Twitter” presidenti amerikan.

“Ndërtojini ato këtu!”, thekson ai. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.