Rekord i eksporteve bujqësore drejt tregjeve ndërkombëtare

TIRANË, 22 qershor/ATSH/-Eksportet e produkteve bujqësore shqiptare gjithnjë e më shumë po gjejnë tregjet ndërkombëtare dhe asnjë kilogram nuk është kontestuar deri sot.

Kryeministri Edi Rama nga Saranda ku po zhvillon turin e radhës së llogaridhënies deklaroi se ka shumë zona në vend ku ka një zhvillim të mbarë të bujqësisë dhe ku prodhohet për eksport e tregun e brendshëm.

“Deri 10 ditë më parë kishim 70 mijë tonë fruta dhe perime të eksportuara. Shifër rekord dhe asnjë kilogram i kontestuar për normën e mbetjeve kimike. Të gjitha nën normën e lejuar nga Bashkimi Europian”, deklaroi Rama.

Edhe ajo që thuhet kollaj fare se këtu çdo gjë që ha, ka helm, vijoi Rama, është një tjetër produkt i farës së keqe të lajmeve të rreme, pavarësisht që, siç tha ai, ka ende shumë për të rregulluar. /a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.