PARIS – Airbus: Rishikim i investimeve në BM pas Brexit

PARIS, 22 qershor /ATSH-AFP/ – “Airbus” kërcënoi se do të rishikonte investimet në Britaninë e Madhe në rast të një Brexit pa marrëveshje për kushtet e daljes së vendit nga Bashkimi Europian, në një komunikatë të publikuar sot.

Grupi aeronautik europian theksoi se kishte realizuar një vlerësim për rreziqet lidhur me Brexit, sipas të cilave mungesa e marrëveshjes, që do të thotë se nëse vendi del nga tregu unik dhe unioni doganor në mënyrë të menjëhershme dhe pa marrëveshje tranzicioni, atëhere do të shkaktonte rreziqe të mëdha në prodhimin britanik.

“Ky skenar do të detyronte ‘Airbus’ të rishikonte investimet në Britaninë e Madhe dhe qëndrimin afatgjatë në vend”, theksoi grupi.

“E thënë thjesht, një skenar pa marrëveshje kërcënon drejtpërdrejt të ardhmen e ‘Airbus’ në Britaninë e Madhe”, thekson Tom Williams, drejtor i degës së aviacionit civil të ”Airbus”, cituar në komunikatë.

”Airbus” ka të punësuar 15 000 persona në më shumë se 25 qendra në Britaninë e Madhe./
/ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.