Ndëshkohen 58 shoferë, nuk u dhanë përparësi këmbësorëve

Ndëshkohen 58 shoferë, nuk u dhanë përparësi këmbësorëve

Ndëshkohen 58 shoferë, nuk u dhanë përparësi këmbësorëvehttps://ata.gov.al/2018/06/22/ndeshkohen-58-shofere-nuk-u-dhane-perparesi-kembesoreve/Kështu, vazhdon monitorimi i sjelljes së drejtuesve të automjeteve dhe moto-mjeteve nga shërbimet e Policisë Rrugore, në kryqëzime, rrethrrotullime dhe vendkalimet e këmbësorëve, në zona të ndryshme të kryeqytetit me qëllim disiplinimin dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si rezultat i këtyre shkeljeve.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 22 Qershor 2018

 

TIRANË, 22 Qershor/ATSH/- Policia Rrugore e Tiranës ndëshkon me masa administrative drejtues mjetesh për mosrespektim të së drejtës së kalimit të këmbësorëve në vijat e bardha dhe për “shkelje” të sinjalizimit rrugor.

Kështu, vazhdon monitorimi i sjelljes së drejtuesve të automjeteve dhe moto-mjeteve nga shërbimet e Policisë Rrugore, në kryqëzime, rrethrrotullime dhe vendkalimet e këmbësorëve, në zona të ndryshme të kryeqytetit me qëllim disiplinimin dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si rezultat i këtyre shkeljeve.

Kontrollet u fokusuan në rrugën e “Durrësit”, rrugën “Fortuzi”, rrugën e “Elbasanit” dhe disa segmente të tjera, ku u proceduan administrativisht 117 drejtues mjetesh për “shkelje” të sinjalizimit rrugor si dhe 58 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie këmbësorëve. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.