Islanda kërkon kualifikimin historik

TIRANË, 22 Qershor/ATSH/ -Ndeshja e dytë e ditës së sotme është e vlefshme për grupin C.

Në Volgograd Arena, Nigeria pret Islandën në një ndeshje ku do të jetë me sy e veshë edhe Argjentina sepse nga kjo sfidë varen edhe fatet e përfaqësueses albiçeleste në këtë Kupë Bote.

Me një sukses ndaj përfaqësueses afrikane, Islanda do të ishte pothuajse e kualifikuar, ndërkohë që Argjentina bën tifo për Nigerinë ndërsa afrikanët luajnë për veten e tyre sepse me 2 fitore në dy ndeshjet e mbetura do të kalonin në fazën tjetër.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.