Gjest antisportiv i Messit pas humbjes dëshpëruese

233

NIZHNI NOVGOROD, 22 qershor /ATSH-ANSA / – Në futboll, sapo dëgjohet fërshëllima e fundit e gjyqtarit, është zakon që lojtarët t’u japin dorën si shokëve të ekipit, ashtu edhe kundërshtarëve, pavarësisht rezultatit të ndeshjes.

Por, pas humbjes dërrmuese 0-3 përballë skuadrës ballkanase të Kroacisë, Lionel Messi nuk takoi askënd.

Dukshëm i prekur dhe i zhgënjyer nga disfata, Messi hidhte lodhshëm hapat, ndërsa dilte nga fusha e stadiumit të Nizhni Novgorodit pa i folur askujt e jo më t’i jepte dorën ndonjërit.

Superylli i kombëtares së Argjentinës nuk la pothuajse asnjë gjurmë në një ndeshje, ku favoritët e përjetshëm të Kupës së Botës u dërrmuan dhe u lanë plotësisht në hije nga një Kroaci e mirorganizuar, që shfrytëzoi gabimet e Argjentinës.

Humbja dëshpëruese e mbrëmjes së kaluar pason barazimin 1-1 në ndeshjen hapëse me ekipin modest të Islandës./ /u.sh/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.