FOKUS – Greqia i jep fund krizës pas marrëveshjes së zonës euro për borxhin

146

ATHINË, 22 qershor /ATSH-AFP/ – Greqia kthen faqen pas marrëveshjes së ministrave të Financave të zonës euro duke i dhënë fund tetë viteve të krizës dhe duke përfshirë një lehtësim të borxhit grek, deklaroi sot zëdhënësi i qeverisë.

“Greqia ktheu një faqe, borxhi i saj është i qëndrueshëm”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Tzanakopoulos.

“Mendoj se populli grek mund të qeshë, mund të marrë frymë sërish. Ky është një vendim historik”, theksoi ai për televizionin publik TV ERT.

Në kuadër të një marrëveshjeje të gjerë që parashikon të lejojë Athinën të dalë, ashtu si ishte parashikuar, nga tutela e kreditorëve të saj, zona euro dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar , më 20 gusht për të rifilluar vetë financimin në tregje, ministrat e zonës euro ranë sot dakord për një lehtësim të rëndësishëm të borxhit grek.

Marrëveshja parashikon një zgjatje 10-vjeçare të afateve të rimbursimit të një pjese të madhe të borxhit grek, niveli i të cilit mbetet më i larti i BE-së (180% e PBB-së) dhe t’u mundësojë grekëve të fillojnë rimbursimin e një pjese të kredive duke nisur nga viti 2032, nga 2022 që ishte deri tani.

Ministrat europianë ranë gjithahstu dakord për dhënien gjithë ndihmës së fundit, prej 15 miliardë euro, në kuadër të 88 reformave të përmbushura nga Greqia këto javët e fundit.

Nga kjo shumë, 5,5 miliardë euro janë të destinuaranë shërbim të borxhit dhe 9,5 miliardë do të ushqejnë një “rezervë financiare”, prej më shumë se 24 miliardë eurosh për 22 muajt që do të ndjekin daljen e saj nga programi i ndihmës.

Nën presionin e Gjermanisë, disa masa për lehtësimin e borxhit do të qëndrojnë të kushtëzuara për vazhdimin e reformave të fundit./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.