Bashkia e Tiranës në krye të detyrës

TIRANË, 22 qershor/ATSH/ – Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të kryeqytetit nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, duke marrë shkak nga stuhia e rrëmbyeshme, e cila la pasoja në disa akse rrugore, që të kenë kujdes!

Veliaj ka shkruar se “skuadrat janë në terren për të bërë evadimet!

Ju lutem, kujdes në trafik derisa të jenë pastruar të gjithë akset! Të gjitha pemët e dëmtuara do të rimbillen!” /m.z//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.