Matura Shtetërore, publikohen rezultatet e provimit të Gjuhë-Letërsisë

TIRANË, 21 qershori/ATSH/-Sot janë publikuar rezultatet e provimit të Gjuhë-Letërsisë, për rreth 35 609 maturantë në të gjithë vendin që u testuan më 8 qershor.

Rezultatet janë publikuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore. Sipas QSHA, të vlerësuar me notën 4,  janë 3.8%, ose 1363 maturantë, ndërsa të vlerësuar me notën 10 janë 0.6% e nxënësve, ose 221 maturantë.

Linku i mëposhtëm ju vjen në ndihmë:

http://qsha.gov.al/infos/matura_2018/d1d2/rezultate_d1.pdf

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.