GJERMANI – Shërbimet sekrete paralajmërojnë për sulme kibernetike

192

BERLIN, 21 qershor /ATSH-DPA/ – Kreu i agjencisë gjermane të shërbimeve sekrete, BfV, ka paralajmëruar kundër kërcënimit në rritje të sulmeve kibernetike.

“Sasia dhe cilësia e fushatave kibernetike të zhvilluara nga shërbimet sekrete të huaja kanë qenë në rritje këtë vit”, deklaroi shefi i BfV-së, Hans Georg Maassen për rrjetin informativ, “Redaktionsnetzwerk Deutschland”.

“Demokracia nuk përfundon në botën analoge”, paralajmëroi Maassen.

“Ne duhet të mbrohemi gjithashtu në hapësirën kibernetike”, tha ai duke shtuar se vendi duhej të rriste masat e sigurisë kibernetike në nivelet e duhura. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.