Foto/Pas suksesit të skuadrës së vajzave në volejboll, Nikolla premton më shumë mbështetje

371

Foto/Pas suksesit të skuadrës së vajzave në volejboll, Nikolla premton më shumë mbështetje

Foto/Pas suksesit të skuadrës së vajzave në volejboll, Nikolla premton më shumë mbështetjehttps://ata.gov.al/2018/06/21/foto-pas-suksesit-te-skuadres-se-vajzave-ne-volejboll-nikolla-premton-me-shume-mbeshtetje/Gjatë takimit të zhvilluar me drejtuesit e skuadrës, lojtarët dhe stafin teknik, të cilët merituan medaljen e bronzit, ministrja Nikolla deklaroi se ndihet krenar me këtë fitore në sportin e volejbollit dhe u premtoi më shumë mbështetje në mënyrë që të shtohen trofetë që meritoni nga mundi juaj, duke realizuar kështu maksimalisht objektivat dhe ngritur në një tjetër nivel këtë sport tradite të Shqipërisë.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 21 Qershor 2018

 

TIRANË, 21 qershor/ATSH/-Ministrja Lindita Nikolla, pas rezultatit të arritur të kombëtares së vajzave në volejboll, ka pritur skuadrën më zyrën e saj për t’i uruar për suksesin e merituar në Ligën e Evropës.

Gjatë takimit të zhvilluar me drejtuesit e skuadrës, lojtarët dhe stafin teknik, të cilët merituan medaljen e bronzit, ministrja Nikolla deklaroi se ndihet krenar me këtë fitore në sportin e volejbollit dhe u premtoi më shumë mbështetje në mënyrë që të shtohen trofetë që meritoni nga mundi juaj, duke realizuar kështu maksimalisht objektivat dhe ngritur në një tjetër nivel këtë sport tradite të Shqipërisë.

“Jam krenare se këta dy djem në krye të federatës por edhe trajnerët tuaj por edhe ju, ja dolët të ktheni volejbollin për femra në rrugën e traditës, në rrugën e suksesit dhe fitoreve. Kjo është një gjë shumë e madhe edhe për në, kështu që edhe në emrin tim doja t’u thoja që keni bërë të mundur ta kthejmë kokën falë arritjeve tuaja në sportin e volejbollit për të mundësuar edhe më shumë mbështetje.  E keni merituar me djersën, me talentin, me duartrokitjet edhe me këtë trofe që keni marrë në këtë garë. Kështu që ju falënderoj shumë nga zemra dhe padyshim do të bëjmë edhe më shumë për t’ju mundësuar stërvitjen dhe mbështetjen, që rezultatet të vijnë duke u rritur dhe ju të realizoni objektivat.”-theksoi Nikolla

Për Presidentin e Federatës së Volejbollit, Erind Pëllumbin dhe trajnerin e ekipit kombëtar Altin Mërtiri ky rezultat është një meritë për të gjithë sportin shqiptar, megjithëse nuk e kishin besuar se do të arrinin të merrnin edhe një trofe.

“Rezultatet janë me të vërtetë shumë të mira. Kur e nisëm në fillim e nisëm të arrinim deri në katërshe por arritëm të zinim vendin e tretë. Do desha tu falënderoja juve dhe të gjitha vajzat për çfarë arritën në fushën e lojës”-shtoi trajneri Altin Mërtiri

Kapitenia e ekipit kombëtar të volejbollit, Arjola Prenga, premtoi edhe më shumë rezultatet në të ardhmen duke pasur një mbështetje ndaj federatës për të afruar breza të rinj që t’i japin një tjetër impuls këtej sporti.

“Ne e dashurojmë këtë sport dhe patjetër që gjatë gjithë kohës dhe gjatë gjithë vitit, ne japim maksimumin tonë dhe do vazhdojmë ta japim për sportin e volejbollit. Shpresojmë që federata jonë, patjetër të ketë mbështetje që të ngrihet edhe në qoftë se ne do të mbarojmë, të shohin vajza të tjera të reja që ta çojnë edhe më lart se ne.” përfundoi kapitenia Arjola Prenga

Ekipi i dhuroi ministres së Arsimit një top volejbolli me emrat dhe numrat e fanellave të vajzave të kombëtares, të cilat arritën të siguronin medaljen e bronzit duke u renditur të tretat në Divizionin e Argjendtë të Ligës së Evropës.

z.tosku/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.