Foto/Drejt përfundimit vepra më e re shumëngjyrëshe në kryeqytet

TIRANË, 21 qershor/ATSH/-Vepra më e re shumëngjyrëshe për hyrjen e Parkut të Madh nga diga, është drejt përfundimit.

Shkallëve të vjetra dhe murit të shëmtuar të kohëve më parë po u jepen ngjyra përmes artit, duke sjellë pjesë të traditës në pjesë të caktuara të kryeqytetit. Kështu, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në bashkëpunim me korpusin e Paqes, si dhe dekorit të Frankos po realizojnë këtë vepër.

“Eksperiencë fantastike që lë gjurmë, që ngop syrin me pozitivitet e me shembullin sesa bukur mund të bëhet Tirana nëse çlirojmë më të mirën brenda nesh dhe bëhemi zot për mirë e për bukuri të ambientit ku jetojmë”, përfundon Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit në faqen zyrtare të saj. /j.p/

z.tosku/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.