Takimi në Tiranë, PABSEC me rol të rëndësishëm në ekonomi

348

TIRANË, 20 Qershor/ATSH/ – PABSEC luan një rol të rëndësishëm në ekonomi

Sekretari i Përgjithshëm i PABSEC-it, Asaf Hajiyev, duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të 51-të të PABSEC të mbajtur në Tiranë theksoi se, kjo është një Asamble speciale dhe e para në këtë 25 vjetor.

“Gjatë këtyre 25 viteve, PABSEC ka ndërmarrë shumë politika dhe ka ndjekur rrugë të frutshme. Gjatë këtyre 25 viteve PABSEC ka marrë statusin nga të gjitha parlamentet e vendeve anëtare. Edhe parlamentet europiane kanë garantuar një lloj statusi për asamblenë tonë”, tha Hajiyev .

“Rajoni i Ballkanit ka resurse të mëdha dhe interes të jashtëzakonshëm nga vendet e tjera”, theksoi ai.

Ndërsa zv-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Etjen Xhafaj theksoi në fjalën e tij se,
PABSEC luan një rol të rëndësishëm në ekonomi.

“Besojmë se avancimi i ekonomisë është mjaft i rëndësishëm dhe jemi të interesuar për një bashkëpunim me të gjithë vendet anëtare”, tha Xhafaj.

“Të transformojmë modelin e suksesshëm të diplomacisë edhe në të ardhmen”, theksoi Xhafaj. /gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.