TIRANË, 20 qershor/ATSH/- Shitjet e biznesit në sektorin prodhues të ekonomisë shqiptare u rritën me 5.2% në tremujorin e parë të vitit.
Rritja e shitjeve, sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), u mbështet edhe nga prodhimi i lartë i energjisë elektrike dhe rritja e aktivitetit të industrisë përpunuese.
Në sektorin energjetik, shitjet u rritën me 49.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa industria përpunuese regjistroi një zgjerim të shitjeve prej afro 10.8% krahasuar me tremujorin e parë të 2017. /a.gjonaj/ j.p/