Ronaldo i papërmbajtshëm, i dyti në botë sipas statistikave

MOSKË, 20 qershor /ATSH-ANSA/ – Cristiano Ronaldo shënoi golin e tij të katërt në Kupën e Botës në Rusi, të mërkurën, golin e 85-të për Portugalinë, thënë ndryshe europiani më i suksesshmi i të gjitha kohërave, sipas institutit të statistikave OPTA.

Ronaldo shënoi gol me një goditje me kokë kundër Marokut, çka e çoi atë para Ferenc Pushkash, i cili e gjeti rrjetën 84 herë në 89 ndeshje, për Hungarinë dhe Spanjën, midis viteve 1945 dhe 1962.

Ronaldo ishte duke luajtur ndeshjen e 152 me kombëtaren në stadiumin ”Luzhniki” të Moskës që nga debutimi në vitin 2003.

Sulmuesi i Real Madridit është numri dy në mbarë botën, pasi ia kalon vetëm Ali Daei i  Iranit, i cili ka shënuar 109 gola nga 149 pjesemarje me kombëtaren e tij, gjatë viteve 1993-2006./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.