Policia monitoron kryqëzimet, ndëshkohen shkelësit e sinjalistikës

Policia monitoron kryqëzimet, ndëshkohen shkelësit e sinjalistikës

Policia monitoron kryqëzimet, ndëshkohen shkelësit e sinjalistikështtps://ata.gov.al/2018/06/20/policia-monitoron-kryqezimet-ndeshkohen-shkelesit-e-sinjalistikes/Jo vetëm këmbësorët nuk respektohen nga mjetet, por edhe mjetet nuk i japin përparësi mjeteve, duke moszbatuar normat e sjelljes dhe sinjalizimin rrugor vertikal, shkelje të cilat janë shkaku kryesor i aksidenteve rrugore me dëme materiale dhe jo vetëm.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 20.06.2018

TIRANE, 20 qershor /ATSH/ -Policia Rrugore e Tiranës ka marrë masa ndëshkuese për shkelësit e sinjalistikës rrugore.

Jo vetëm këmbësorët nuk respektohen nga mjetet, por edhe mjetet nuk i japin përparësi mjeteve, duke moszbatuar normat e sjelljes dhe sinjalizimin rrugor vertikal, shkelje të cilat janë shkaku kryesor i aksidenteve rrugore me dëme materiale dhe jo vetëm.

Duke marrë shkas nga fakti që në disa kryqëzime të kryeqytetit drejtuesit e mjeteve “injorojnë” sinjalizimin rrugor vertikal, duke krijuar trafik të rënduar dhe konfuzion në rrymat e trafikut, shkelje të cilat herë pas here, gjenerojnë në konflikte fizike dhe aksidente rrugore, Policia Rrugore e kryeqytetit monitoroi disa nga kryqëzimet më problematike dhe për rreth dy orë, konstatoi dhe procedoi administrativisht 64 drejtues mjetesh të cilët u verifikuan nga efektivët e rrugores, në shkelje të normave të sjelljes të përcaktuara në Kodin Rrugor Shqiptar. /e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.