Për herë të parë familjet mund të shohin Iran-Spanjë në stadium

TEHERAN, 20 qershor /ATSH-AFP/ – Mijëra spektatorë, burra, gra dhe fëmijë do të ndjekin sot në mbrëmje, në stadiumin “Azadi” në Teheran, një transmetim të drejtpërdrejtë të pazakontë, në një ekran gjigant ndeshjen Iran-Spanjë që luhet në kuadër të Botërorit 2018 në Rusi.

Në Republikën Islamike të Iranit, ku gratë nuk kanë të drejtë të shkojnë në stadium të shohin burra që luajnë futboll, kjo është hera e parë që ndodh për një transmetim sportiv.

Biletat ishin nxjerrë në shitje sot në mëngjes me vlerën e 150 000 rial (më pak se dy euro) dhe duket se kanë gjetur menjëherë blerës.

Kapaciteti i stadiumit “Azadi” (“Liri” në persisht) është rreth 100 000 vende, por vetëm një e katërta e vendeve i është hapur publikut./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.