Muller: Presioni ndaj Gjermanisë është i madh

SOÇI, 20 qershor /ATSH-AFP/ – Presioni ndaj Gjermanisë është i madh, pranoi sot Thomas Muller, tre ditë nga ndeshja e Botërorit 2018 kundër Suedisë, që Mannschaft nuk duhet ta humbë.

“Sigurisht ne bëjmë autokritikën tonë, por duhet të shohim përpara, na mbeten dy ndeshje dhe presioni është i madh”, theksoi kampioni i botërorit 2014 para shtypit.

Pas dështimit kundër Meksikës (1-0), Gjermania luan të shtunën përballë Suedisë, që mundi Korenë e Jugut në ndeshjen e parë./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.