Miratohet bonusi për projektin e rrugës Orikum-Dukat

TIRANË, 20 qershor /ATSH- I. Vata/ – Në mbledhjen e së mërkurës, Këshilli i Ministrave ka miratuar disa vendime, si bonusi prej 6% (gjashtë për qind) të pikëve, që i jepet shoqërisë “Gjikuria”, sh.p.k. për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pa kërkuar, të paraqitur për procedurën për dhënien me koncesion/partneritet publik privat për projektin e rrugës “Porti i jahteve – bay-pass Orikum – Dukat (ura e Shën Elizës)”.

Këshilli i Ministrave ngarkon Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.