Liqeni Artificial pastrohet deri në thellësinë e ujërave

Liqeni Artificial pastrohet deri në thellësinë e ujërave

Liqeni Artificial pastrohet deri në thellësinë e ujëravehttps://ata.gov.al/2018/06/20/liqeni-artificial-pastrohet-deri-ne-thellesine-e-ujerave/Përmes një makinerie të specializuar, Liqeni Artificial i Tiranës po njeh një pastrim rrënjësor, duke filluar që nga shtrati i tij e deri te çdolloj mbetje e hedhur në të. Po kështu, po hiqen nga shtrati i liqenit papastërtitë e grumbulluara. Nga fundi i liqenit do të largohen mbetjet plastike dhe një pjesë e llumit të krijuar. Makineria heq edhe barishtet e shumta.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 20.06.2018

TIRANË, 20 qershor/ATSH/-Liqeni artificial i kryeqytetit po i nënshtrohet një pastrimi ultra-modern, duke arritur deri në thellësi të ujërave për të larguar të gjitha papastërtitë dhe mbetjet e grumbulluara.

Përmes një makinerie të specializuar, Liqeni Artificial i Tiranës po njeh një pastrim rrënjësor, duke filluar që nga shtrati i tij e deri te çdolloj mbetje e hedhur në të. Po kështu, po hiqen nga shtrati i liqenit papastërtitë e grumbulluara.  Nga fundi i liqenit do të largohen mbetjet plastike dhe një pjesë e llumit të krijuar. Makineria heq edhe barishtet e shumta.

“Autokombajnë korrëse në ujë?? Është pastrimi ultra-modern i Liqenit të Tiranës, nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, për ta bërë Parkun e Madh edhe më të dashur se ç’është, pas lodrave, pistave të reja dhe amfiteatrit të ri”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”.

Por, si lindi ideja për të pasur një makineri të tillë për pastrimin e Liqenit?

Projekti “Ëndrra ime” u shpall nga Kryeministri i vendit, Edi Rama, ku të rinjtë do të shprehnin dëshirat dhe mënyrën e realizmit të tyre. Pas konkursit të zhvilluar u përzgjodhën edhe fituesit dhe një prej tyre ishte edhe Shkëlzeni me ëndrrën për të pastruar Liqenin Artificial të Tiranës.

Pastrimi i liqenit ka qenë edhe një prej premtimeve të mbajtura tashmë të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Prej vitesh, liqeni i Tiranës ishte lënë në harresë të plotë dhe nuk ishte kryer asnjë lloj investimi. Parku i Liqenit Artificial është një prej hapësirave të gjelbra që ka kryeqyteti. z.tosku/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.