KOMENT – Kur Messi ftohet, Argjentina teshtin

322

MOSKË, 20 qershor /ATSH-AFP/ – Një 11-metërsh i gabuar, një ekip në vështirësi në Botërorin 2018 dhe përgjegjësi të rënda…

Shpresat e Argjentinës mbështeten sërish te shpatullat e Lionel Messit, por talenti argjentinas a nuk është pak i vetëm, ndërkohë që afron një ndeshje shumë thelbësore kundër Kroacisë të enjten?

Megjithatë mesazhet në mbështetje shtohen në favor të barcelonasit.

Por, mbështetja më e rëndësishme vjen nga fantastiku Diego Maradona.

“Nuk mendoj se ndeshja e Argjentinës dhe dy pikët e humbura janë për shkak të 11-metërshit të gabuar nga Messi. Kur pashë Messin në fushë, e vërteta është se ishte shumë i nxehtë, i nxehtë sikurse do isha edhe unë”, thotë ”El pibe d’oro” (”djali i artë”).

Forma e mirë e Messit tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pas ndeshjes kundër Islandës dhe para ndeshjes thelbësore, më saktë jetësore, kundër Kroacisë të Ivan Rakitiç, Luka Modriç apo Mario Mandzukiç.

Një humbje përballë liderit të Grupit D do ta bënte kualifikimin argjentinas për një të tetat shumë hipotetike.

Ndërkohë që trajneri Jorge Sampaoli vazhdon të kërkojë ekuilibrin e duhur të grupit, ndërsa mbrojtja argjentinase drithërohet përballë çdo sulmi, Messi është edhe një herë shpresa më e mirë ose e vetmja arsye për të besuar se Argjentina ka shanse të fitojë Botërorin.

Në fakt futbolli argjentinas është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë, sidomos pas problemeve të Federatës Argjentinase në vitin 2016, që arriti më në fund të gjejë një president, Claudio Tapia që më parë drejtonte një ekip modest të kategorisë së tretë në kampinatin argjentinas të futbollit.

Por, për momentin, duket se të gjithë kanë varur shpresat e gjithë vendit në formën dhe humorin e Messit.

“Falë Zotit, ai nuk është më i miri në fushë, por edhe jashtë saj. Ai humbi 11-metërshin dhe si profesionist i madh që është, ai e di çdo të thotë ai 11-metërsh. Por, është falë golave që ai ka shënuar që ne jemi këtu. Ai është shumë mirë dhe kjo bën që ne të ndihemi mirë gjithashtu”, thekson mbrojtësi Cristian Ansaldi në një sintezë të bërë dje. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.