KINË – Planifikohet një plan veprimi trevjeçar për përmirësimin e cilësisë së ajrit

PEKIN, 20 qershor /ATSH/ – Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit e Kinës njoftoi se planifikon nisjen e një plan veprimi trevjeçar për të vazhduar përmirësimin e cilësisë së ajrit këtë vit, sipas CRI-së.

Plani synon që deri në vitin 2020 të reduktojë emetimet e ndotësve kryesorë, siç janë dioksidi i squfurit dhe oksidet e amoniakut, së paku 15 për qind nga niveli i vitit 2015.

Sipas Ministrisë, qytetet me standarde të ulëta të cilësisë së ajrit duhet të kontrollojnë densitetin e grimcave PM 2.5, tregues kyç i ndotjes së ajrit, duke e ulur atë me të paktën 18 për qind.

Për të arritur qëllimin, autoritetet planifikojnë të nxitin përdorimin e energjisë së pastër, të zhvillojnë transportin e gjelbër dhe të forcojnë koordinimin rajonal./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.