Irani i reziston “Furisë së Kuqe”, 0-0 pjesa e parë

TIRANË, 20 qershor/ATSH/ – Kombëtarja e Iranit ka arritur t’i bëjë ballë sulmeve të ekipit të Spanjës duke e mbyllur pjesën e parë me rrjeta të paprekura.

Ashtu siç pritej ekipi i “Furisë së Kuqe” ka dominuar lojën në mbajtjen e topit, të cilin e zotëroi në masën 76% kundrejt 24% të Iranit.

Edhe pse me intensitet dhe me qarkullim të lartë të topit, Spanja goditi në 45 minutat e para portën e ekipit kundërshtar vetëm 2 herë, ndërsa Irani pritet ta bëjë ose jo këtë gjë pjesën e dytë.

Ndryshe nga ndeshja me Portugalinë, Spanja ka hedhur në fushë dy lojtarë, Carvajal dhe Vasquez. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.