Euro rimerr “pozitat”, këmbehet me afërsisht 126 lekë

TIRANË, 20 qershor /ATSH/- Monedha europiane po vijon të fitojë pikë në tregun e këmbimit valutor vendas, duke arritur të mërkurën në vlerën e 126 lekëve, kundrejt vlerës 125.45 që shënoi në fillim të kësaj jave. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë me 0.2 lekë është forcuar sot edhe dollari amerikan, që këmbehet me 108.84 lekë.

Ndërsa paundi britanik është zhvlerësuar me gjysmë leku për njësi, duke zbritur në nivelin  më të ulët që nga fillimi i qershorit, në kuotën e 143.27 lekëve.

Duket se monedha e përbashkët po stabilizohet në tregun vendas pas luhatjeve të forta. Por, sipas ekspertëve, trendi i forcimit të pozitave të euros në këmbim me lekun do të jetë në nivele të moderuara. Sezoni i verës që shoqërohet me fluks të turistëve të huaj dhe prurjet nga remitancat, sipas tyre, do të japin efekt negativ për valutën në tregun e këmbimit në vendin tonë.

Ndërkohë dollari duket se është stabilizuar edhe në tregjet ndërkombëtare, efekt i cili reflektohet në këmbimin valutor vendas.

Në rritje ditën e sotme shfaqen dollari australian me 0.14 lekë, franga zvicerane, e cila ka shtuar 0.7 lekë ndërsa dollari kanadez është zhvlerësuar me 0.38 lekë.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 108.84 -0.02
Euro EUR 125.93 +0.07
Poundi Britanik GBP 143.27 -0.13
Franga Zvicerane CHF 109.23 -0.07
Jeni Japonez (100) JPY 98.86 -0.23
Dollari Australian AUD 80.42 +0.14
Dollari Kanadez CAD 81.86 -0.38
Korona Suedeze SEK 12.24 +0.05
Korona Norvegjeze NOK 13.30 +0.03
Korona Daneze DKK 16.90 +0.04
SDR SDR 153.20 -0.42
Ari(OZ 1) XAU 138530.46 -691.68
Argjend(OZ 1) XAG 1766.47 -15.79
Juani Kinez (onshore) CNY 16.82 0.00
Juani Kinez (offshore) CNH 16.81 0.00
Lira Turke TRY 22.94 +0.12

e.xh/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.