Valutat kryesore forcojnë pozitat në këmbim me lekun

TIRANË, 19 qershor /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën valutat kryesore euro dhe dollari amerikan kanë forcuar pozitat në këmbim me lekun.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot me 125.86 lekë, 0.09 pikë më shumë krahasuar me një ditë më parë. Ndërsa dollari këmbehet me 0.49 lekë më shumë se ditën e hënë në kuotën e 108.86 lekë.

Euro është mbiçmuar me 4 lekë më shumë pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për të ndalur zhvlerësimin e thellë monedhës europiane që prej fillimit të këtij viti.

Por sipas ekspertëve, këmbimi valutor vendas është një treg i lirë dhe në dinamikë zhvillimi.

Megjithëse euro po hyn në trajektoren e këmbimit të stabilizuar, përsëri efekti i sezonit turistik pritet të ushtrojë presin për zhvlerësimin të mëtejshëm të saj, për shkak të shtimit të prurjeve nga turistët që këtë vit pritet të arrijnë nivel rekord dhe prurjeve të emigrantëve, që arrijnë kulmin në gusht.

 

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 108.86 +0.49
Euro EUR 125.86 +0.09
Poundi Britanik GBP 143.40 -0.18
Franga Zvicerane CHF 109.30 +0.51
Jeni Japonez (100) JPY 99.09 +1.05
Dollari Australian AUD 80.28 -0.40
Dollari Kanadez CAD 82.24 -0.08
Korona Suedeze SEK 12.19 -0.06
Korona Norvegjeze NOK 13.27 -0.03
Korona Daneze DKK 16.86 -0.02
SDR SDR 153.62 +0.70
Ari(OZ 1) XAU 139222.14 +396.92
Argjend(OZ 1) XAG 1782.26 -16.36
Juani Kinez (onshore) CNY 16.82 -0.01
Juani Kinez (offshore) CNH 16.81 +0.02
Lira Turke TRY 22.82 -0.16

e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.