Senegali befason Poloninë, e mbyll pjesën e parë në avantazh

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ – Senegali e ka mbyll më avantazhin 1-0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Polonisë, ndeshje e vlefshme për grupin H.

Ndeshja ka qenë e ekuilibruar mes ekipeve por diferencën e bëri autogoli i shkaktuar nga mbrojtësi Cionek në minutën e 37-të, i cili devijoj një goditje nga jashtë zone të lojtarit të Senegalit, Gueye.

Gjatë pjesës së parë arbitri ka akorduar vetëm një karton të verdhë që është marrë nga lojtari polak Grzegorz Krychowiak./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.