Rama solidarizohet me Stërkajn: Jemi me ty

235

TIRANË, 19 qershor/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama shprehu sot solidaritetin me deputetin socialist, Paulin Stërkaj, i cili po kalon një gjendje të vështirë shëndetësore.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama uroi që ai ta përballojë sëmundjen si kampion i vërtetë.

“Miku ynë Paulin Stërkaj po kalon një provë të vështirë pas një befasie shëndetësore, të cilën lutemi ta përballojë si kampioni që kemi njohur gjithnjë, qysh në rininë e hershme, kur ngrinte peshë zemrat e sportdashësve brenda e jashtë vendit. Forca mik! Jemi të gjithë me ty”, shkruan Rama. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.