Neymar braktis stërvitjen

TIRANË, 19 qershor/ATSH-ANSA/ – Neymar ka ndezur sirenat e alarmit në ekipin e Brazilit.

Numri 10 i Seleçaos, ka braktisur stërvitjen vetëm pas 15 minutash, duke ju drejtuar dhomave të zhveshjes nën shoqërimin e fizioterapistit.

Gjatë largimit është vënë re që Neymar është përkulur dhe ka prekur kaviljen.

Mund të bëhet fjalë vetëm për një pushim të qëllimshëm por xhesti nuk ka lënë indiferentë tifozët e Brazilit.

Takimi i ardhshëm i Brazilit do të jetë ditën e mërkurë në orën 14:00 kundër modestëve të Costa Rica-s./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.