Kosova, interes për projektligjin për ndërmarrjen sociale në Shqipëri

TIRANË, 19 qershor/ATSH/.- Deputetja e komisionit për Punët, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, Klodiana Spahiu, njëherësh edhe sekretare e komisionit, priti një delegacion deputetësh nga komisioni parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Delegacioni i deputetëve të Republikës së Kosovës tregoi interes për praktikën shqiptare të projektligjit për ndërmarrjen sociale, që përbënte arsyen e vizitës dhe tematikën qendrore të diskutimit.

Në delegacionin e Kosovës bënin pjesë deputetët Besa Baftiu, Haxhi Avdyli, Flora Brovina dhe Fatmire Mulhagja-Kollqaku./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.