KINË – Pekini: Trump po përdor tarifa shantazhuese

116

PEKIN, 19 qershor /ATSH-DPA/ – Pekini u shpreh se do të kundërpërgjigjet pasi presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh se do të imponojë tarifa prej 10% mbi 200 miliardë dollarë produkte kineze nëse Pekini refuzon të ndryshojë praktikat e tij.

Ministria kineze e Tregtisë akuzoi presidentin amerikan se “po praktikon presion ekstrem dhe shantazhe si dhe po devijon nga konsensusi i arritur nga konsultimet e zhvilluara nga dy palët”.

“SHBA-ja e ka zhgënjyer shumë komunitetin ndërkombëtar”, tha Ministria kineze e Tregtisë.

“SHBA-ja është bërë joracionale, Kina do të duhet të ndërmarrë kundërmasa”, shtoi ajo.

Pas kësaj përplasjeje, tregjet financiare në Shangai dhe Hong Kong ranë ndjeshëm përkatësisht me 3,78% dhe 2,78%./  /g.s/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.