Ish-presidenti Lula komenton Brazilin nga qelia

229

RIO DE ZHANEIRO, 19 qershor /ATSH-DPA/ – Ish-presidenti i Brazilit, Luis Inacio Lula da Silva shpjegoi nga qelia nëpërmjet një analize, zhgënjimin e barazimit 1-1 me skuadrën e Zvicrës.

Lula, i cili po vuan dënimin 12-vjeçar në burg, pasi u shpall fajtor për korrupsion, ka dërguar analizën e tij me postë në televizionin TVT të San Paolos, aty ku nisi edhe karrierën politike.

Komentet e tij u lexuan nga shikuesti, ndërsa gazetari sportiv Jose Trajano diskutoi mbi vlerësimet e Lulës.

‘’Debutimi i skuadrës konfirmoi fjalën e urtë që themi gjithmonë se formacioni është stërvitja. Nuk luajtëm aq mire dhe kundërshtari bëri atë që duhej të bënte, mbylli Brazilin”, shtoi Lula.

Gjithashtu, ai paralajmëroi që Selecao të ishte më e vëmendshme ditën e premte kundër Kosta Rikas.

‘’Kujdes, sepse e dimë te gjithë që një ditë Davidi i vogël mund të mundë Goliatin e madh’’, u shpreh Lula./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.