Griezmann i dëmtuar në kavilje

162

ISTRA, 19 qershor /ATSH-AFP/ – Kavilja e sulmuesit francez, Antoine Griezmann është fryrë pak në avion, pas ndeshjes kundër Australisë të zhvilluar të shtunën, por nuk është asgjë e rëndë, deklaroi mbrojtësi Raphaël Varane, dy ditë larg ndeshjes së dytë të ekipit të Francës në Botërorin 2018, kundër Perusë.

“Mendoj se do të stërvitet sot. Kavilja e tij është fryrë pak në avion pas ndeshjes, mendoj se nuk është asgjë e rëndë”, tha Varane në konferencë për shtyp.

Të hënën, Griezmann thjesht zhvilloi vrapim gjatë stërvitjes së përbashkët.

Kombëtarja franceze foli për një dëmtim të lehtë që nuk do e pengojë të marrë pjesë sot në stërvitjen me dyer të mbyllura./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.