Gent Cakaj emërohet në postin e zv/ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme

1155

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ – Me propozim të Kryeministrit Edi Rama, Këshilli i Ministrave ka emëruar Gent Cakajn në postin zëvendësministrit për Europën dhe Punët e Jashtme.

Më herët, Cakaj ka qenë këshilltar i Kryeministrit Rama, ndërsa në postin e ri do të zëvendësojë Kleopatra Maliqin, e cila u shkarkua pak ditë më parë. Kleopatra Maliqi është emëruar Drejtoreshë e Shkollës së Administratës Publike.

Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare:

http://www.qbz.gov.al/Botime/Akteindividuale/Janar%202018/Fletore%2089/VKM%20nr.%20342,%20date%207.6.2018.pdf

z.tosku//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.