FOKUS – ITALI – Regjistrimi i komunitetit rom parashtruar nga Salvini shkakton shqetësim dhe indinjatë

ROMË, 19 qershor /ATSH-AFP/ – Regjistrimi i komunitetit rom, një kërkesë e parashtruar nga ministri i Brendshëm, Matteo Salvini, politikan me peshë i qeverisë së re dhe lideri i Ligës (ekstremi i djathtë), shkaktoi sot indinjatën e opozitës dhe tensione deri në strukturat e brendshme të koalicionit në pushtet.

Komisioni Europian u shpreh se nuk mund të dëbohet, si rregull i përgjithshëm një shtetas europian në bazë të kritereve etnike.

Por reagimet më të ashpra ndaj deklaratave të Salvinit, i cili mban postin e zëvendëskryeministrit, erdhën nga Italia, përfshirë strukturat e brendshme të qeverisë së re populiste. Zëvendëskryeministri tjetër, Luigi Di Maio, nga ana e tij lideri i Lëvizjes 5 Yjet, (L5Y, antisistem) aleat me Ligën në koalicionin qeverisës, vuri në dukje se regjistrimi i një pjese të popullatës në bazë etnike ishte në kundërshtim me ligjin italian.

« Jam i kënaqur që Salvini mohoi çdo hipotezë për skedimin dhe regjistrimin e emigrantëve pasi nëse diçka është jokushtetuese, nuk mund të bëhet », deklaroi ai të hënën në mbrëmje gjatë një konference shtypi.

Matteo Salvini propozoi të hënën regjistrimin e komunitetit rom për të mundësuar ndër të tjera, lehtësimin e dëbimeve të personave me shtetësi të huaj në situatë të parregjullt, pasi sipas tij « romët italianë, për fat të keq, ju duhet t’i mbani në shtëpi.

Salvini megjithatë mohoi se kërkon të skedojë apo të marrë të dhënat dixhitale të romëve që jetojnë në Itali, duke siguruar se shqetësimi i tij kryesor ishte e ardhmja e fëmijëve të këtij komuniteti.

« Disa përmendin tronditje, përse  ? Unë mendoj vetëm për këta fëmijë të varfër, të cilëve iu mësohet sesi të vjedhin apo të bëjnë veprime të paligjshme », shprehej ai në një postim të bërë dje në mbrëmje në Twitter./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.