Basha reagon pas debateve të zhvilluara sot në komision për Teatrin

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ – Pas debateve të shumta të zhvilluara sot në Komisionin e Medias, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kundërshtuar prishjen e Teatrit Kombëtar.

“Sot opozita mbrojti interesin publik dhe parlamentarizmin. Parlamenti duhet të përfaqësojë interesat e popullit dhe jo të mafias së ndërtimit, krimit dhe drogës. Por Edi Rama e ka të vështirë të bëjë dallimin midis batakut mes të cilit kalon gjithë kohën dhe Parlamentit, prandaj edhe komentet e tij publike janë të gjitha me gjuhën e batakçiut”, thuhet përmes njoftimit zyrtar.

Basha ka akuzuar Ramën për mbylljen e negociatave. “Dhunuesi i Shqipërisë është Edi Rama, që po na mbyll derën e Europës për të pestin vit me radhë”, ka përfunduar Lulzim Basha. /z.t//r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.