VAR ndihmon Suedinë me një 11-metërsh që i jep fitoren

NOVGOROD, 18 qershor /ATSH-DPA/ – Sistemi VAR (Video Assistant Referee) ishte sërish vendimtar në Kupën e Botës kur ndihmoi në dhënien e 11-metërshit që i dha Suedisë fitoren 1-0 kundër Koresë së Jugut të vlefshme për Grupin F.

Suedia për pak humbi një shans shumë të mirë kur Kim Min Woo shkaktoi një ndërhyrje brenda zonës së rreptësisë kundër Viktor Claesson në pjesën e dytë të lojës, që gjyqtari Joel Aguilar fillimisht nuk e pa, por i ndihmuar nga sistemi VAR ndryshoi mendje.

Andreas Granqvist në minutën e 65-të e shndërroi këtë 11-metërsh në gol, duke i dhënë Suedisë një fitore shumë të vlefshme duke i pozicionuar ata tre pikë sipër Gjermanisë, që humbi dje në Soçi përball Meksikës. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.