SOFT NEWS – 25 vite udhëtime falas, pasi u lind në… tren!

FRANCË, 18 qershor /ATSH-AFP/ – Një bebe u lind sot në një tren të ndaluar, në një stacion në qendër të Parisit, njoftoi sektori i transporteve pariziane RATP, që do t’i ofrojë falas udhëtimet në linjat e tij deri në moshën 25-vjeçare.

“Pas lindjes së papritur të një bebeje në një tren në stacionin e Auber, trafiku është ndërprerë në stacionet CDG/Etoile dhe Nation”, njoftoi në një postim në rrjetin social Twitter kompania RERA.

“Trafiku u ndërpre në të dyja drejtimet për tre-katër orë në këtë segment të ngarkuar të  RER (Rrjeti Ekspres Rajonal)”, theksoi një zëdhënës duke shtuar se lindja ndodhi në orën lokale 11:40 (09:40 GMT).

“Rreth 15 persona, zjarrfikës, policë dhe personeli i RATP, kanë dhënë ndihmën e tyre, ndërkohë që treni ishte evakuar në qetësi”, theksoi ai.

“Çdo gjë shkon mirë”, theksoi zëdhënësi.

“Është një djalë”, njoftoi në Twitter kompania RER A.

“RATP përshëndeti nënën dhe i ofroi për fëmijën udhëtimin falas në rrjetin e tij deri në moshën 25-vjeçare”, theksoi ai.//ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.