Mesi “kopjoi” 11-metërshin e Maradonës në Botërorin e Italisë 1990

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ – Diego Armando Maradona mori dhe humbi një penallti kundër Jugosllavisë në çerekfinalen e Kupës së Botës më 1990 të luajtur në Itali. Po kështu edhe Lionel Messi me sa duket e përsëriti këtë goditje këtë të shtunë. Portieri jugosllav, Tomisllav Ivkoviç, u zhyt poshtë në të djathtën e tij, duke arritur të priste 11-metërshin e gjuajtur nga Maradona, pavarësisht nga përpjekjet më të mira të argjentinasit për të mashtruar kundërshtarin me vështrimin e tij.

Messi përdori një teknikë të ngjashme kundër Islandës dhe gjithashtu humbi me një 11-metërsh të goditur nga ana e djathtë e portierit islandez.

Ekipi përfaqësues i Argjentinës në Botërorin Itali 1990

Pavarësisht gabimit të tij kundër Jugosllavisë, Maradona arriti të udhëhiqte ekipin përfaqësues të Argjentinës drejt gjysmëfinales në Napoli kundër vendasve organizatorë, dhe Messi shpreson se mund të bëjë një gjë të ngjashme në Rusi. /marca//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.