MADRID – Burgoset kunati i mbretit të Spanjës

MADRID, 18 qershor /ATSH-AFP/ – Kunati i mbretit të Spanjës, Inaki Urdangarin, i cili u dënua të martën e kaluar nga Gjykata spanjolle e Apelit me pesë vite e dy muaj burg për përvetësim fondesh, u burgos sot në mëngjes, bëhet e ditur nga administrata e burgut.

”Bashkëshorti i vajzës së mbretit, Cristina, rreth orës 08:00 është parë të hyjë në burgun e Brievas, një njësi administrative që ndodhet 108 kilometra ne veri të Madridit”, saktësoi një zëdhënës i administratës së burgut./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.