Hapet sezoni veror në Pogradec

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ – Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), në kuadër të promovimit të Shqipërisë turistike dhe në mbështetje të festave lokale kudo në vend, ishte në fundjavë pjesëmarrëse në hapjen e sezonit turistik veror në Pogradec. Kjo ditë e rëndësishme festive u shoqërua me aktivitete të shumta sportive, promovuese, kulturore, artizanale, kulinare etj. AKT në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe Shoqatën e Restoranteve Turistike Shqiptare realizuan edhe ndarjen e çmimeve për restorantet më cilësore të rajonit të Pogradecit, duke vlerësuar lart mikpritjen, kulturën dhe kuzhinën lokale. /N.Lena//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.