FOTO/ Mahnit Monica Belluci, rikthehet në pasarelë pas 26 vitesh për Dolce and Gabbana

TIRANË,18 qershor /ATSH/ – Firma e njohur Dolce and Gabbana ka prezantuar koleksionin e veshjeve për 2019. Ato që tërhoqën më shumë vëmendjen,“qershia mbi tortë” e gjithë sfilatës ishin ish-supermodelet Monica Belluci dhe Naomi Campbell.

Pas 26 vitesh Belluci është rikthyer në pasarelë, pasi për herë të fundit sfiloi për shtëpinë e modës në vitin 1992. Ndërsa Campbell ishte supermodelja e fundit të viteve ’90.

Audienca e Dolce & Gabbana gjithmonë pret disa surpriza, por këtë herë dy stilistët me të vërtetë i kanë habitur të gjithë.

Dy ikonat e modës ishin veshur me stil mashkullor me pantallona të zeza dhe këmishë të bardhë,por nuk ishin vetë këto surprizat e pasarelës.

Për të kompletuar linjën e veshjeve stilsitët italian kishin menduar dhe për zonjat më në moshë të shoqëruar nga model,çifte të gjinisë së njëjtë si dhe familje me fëmijë.

Pra Dolce and Gabbana tregoi dhe një herë që është një firmë e cila mendon për çdo moshë dhe gjini./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.