Berat, inagurohet çerdhja për fëmijët romë, financim i BE-së

TIRANË, 18 qershor /ATSH- I. Vata/ – Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin ka marrë pjesë sot në inaugurimin e çerdhes së fëmijëve, të financuar nga BE-ja në lagjen “Donika Kastrioti”.

“Prej sot, dyert do të hapen për fëmijët nga komuniteti rom dhe egjiptian, duke ofruar kushte të mira për zhvillimin e tyre të hershëm”, është shprehur Vlahutin.

Rindërtimi i çerdhes është financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të projektit “Fuqizimi Ekonomik dhe Social i Romëve”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.