Asnjë karton i kuq në 11 ndeshje

MOSKË, 18 qershor /ATSH-DPA/ – Asnjë karton i kuq nuk është dhënë pas 11 ndeshjeve të luajtura në këto katër ditë të botërorit, që do të thotë ndryshe pritja më e gjatë për përjashtimin e një lojtari në 32 vite.

Kartoni i parë i kuq arriti rekordin në botërorin e Meksikë 1986, pas 16 ndeshjeve të luajtura.

Pas turneut të Rusi 2018, FIFA deklaroi publikisht se do të ulte numrin e të ndëshkuarve nëpërmjet sistemeve të reja në përdorim.

Në Kupën e Botës 2014 arbitrat dhanë shtatë kartona të kuq, në botërorin afrikano-jugor  2010 u dhanë nëntë kartona të kuq dhe në Gjermani 2006 po nëntë./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.