Nisin punimet në HEC-in e Kalivaçit

TIRANË, 17 qershor/ATSH/ – Pas 20 vitesh zvarritje do të nisin punimet për HEC-in e Kalivaçit.

Ai konsiderohet një ndër veprat madhore energjetike shqiptare, një investim prej 125 milionë euro.

Ky HEC do të ketë një fuqi të instaluar prej 111 mijë kilovatësh dhe do të hedhë në rrjetin energjetik shqiptar mbi 366 milionë kilovat-orë energji elektrike./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.